Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Ka nisur mbledhja e Kryesisë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ishte thirrur nga kreu i saj, Lumir Abdixhiku.

Kjo mbledhje, e paralajmëruar që nga mbrëmja e 28 dhjetorit nga vetë Abdixhiku, vjen në një moment delikat për partinë, pas dorëheqjes së nënkryetares Hykmete Bajrami javën e shkuar, e cila gjithashtu kërkoi largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Nuk dihet nëse pas kësaj mbledhjeje do të deklarohet Abdixhiku ose ndonjë anëtar tjetër i Kryesisë së LDK-së. /Zëri