Bajrami kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave.
Ajo ka thënë se duhet të reagojnë institucionet e drejtësisë.
“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve”, ka shkruar Bajrami në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.
Bajrami ka publikuar edhe nenin 216 ku thuhet se personi që shton, heq ose fshin votat apo nënshkrimet dënohet me 1 deri në 3 vjet burgim, ndërsa nëse kjo vepër penale kryhet nga ndonjë anëtar i KQZ-së ose person tjetër në keqpërdorim të detyrës zyrtare mund të dënohet deri në 5 vjet.