Arrestohet burri në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual

Një person është arrestuar të shtunën në Ferizaj. Ai dyshohet se ka kryer veprën e “Ngacmimit seksual”.

I njëjti, sipas policisë dyshohet se sistematikisht, e ka detyruar viktimën (femër kosovare) që në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij.

“I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistimit ka mohuar pretendimet e viktimës, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

NGACMIM SEKSUAL

Ferizaj / 17.01.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës f/k, të cilën dyshohet se sistematikisht, në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij. I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistimit ka mohuar pretendimet e viktimës, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri