Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te “Stacioni i Autobusëve”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te “Stacioni i Autobusëve”.
Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.
Postimi i plotë:
Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve. Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike. Përmes këtij vendimi, u bëj thirrje qytetarëve të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.