OpenAI nënshkruan një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Cerebras

OpenAI ka njoftuar se do të blejë deri në 750 megavat fuqi kompjuterike gjatë tre viteve të ardhshme nga prodhuesi i çipave Cerebras.

Kjo, thuhet se po bëhet për të përballuar kërkesën në rritje për ChatGPT dhe për të forcuar pozicionin në garën e inteligjencës artificiale.

Marrëveshja vlerësohet në mbi 10 miliardë dollarë, ose rreth 9.2 miliardë euro, sipas një burimi të njohur me çështjen.

Sipas marrëveshjes, OpenAI do të përdorë shërbimet cloud të Cerebras për modele të cilat kërkojnë kohë për të “menduar” para se të japin përgjigje.

OpenAI tha se integrimi i teknologjisë së Cerebras synon të përshpejtojë ndjeshëm reagimin e sistemeve të saj të AI.

Marrëveshja po konsiderohet gjithashtu e rëndësishme për Cerebras, e cila po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO), duke synuar diversifikimin e të ardhurave.