Krasniqi: Koalicionet e papërgjegjshme e dobësuan LDK-në dhe humbën besimin e elektoratit

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi,ka analizuar situatën brenda LDK-së pas zgjedhjeve, duke theksuar se hyrja në koalicione për interesa personale ka dobësuar autoritetin e partisë dhe ka dëmtuar potencialin e saj. Krasniqi vuri në dukje se këto lëvizje të pa përgjegjshme dhe jo profesionale kanë rezultuar në humbje të besimit të elektoratit.

“Nëse ata hyjnë në koalicione, elektorati e kupton që ata kanë hyrë për interesat e veta dhe jo për elektoratin. Rënia e autoritetit të LDK-së dhe humbja e potencialit të vet ka ardhur si pasojë e koalicioneve të papërgjegjshme dhe vendimeve jo profesionale,” tha Krasniqi.