Lim Hoti tregon si u njoh me Bia Khalifën
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin, duke e e pyetur për hyrjen e tij në BBVK dhe njohjen me Bia Khalifën.
Limi rrëfeu edhe mënyrën sesi ishte njohur me banoren, duke treguar një histori të pazakontë nga e kaluara e tij.
“Çdo gjë është real, s’kam kohë me bë lojë me askënd. A di si e kam njohur Bian, ishim te puna dhe ishim me shokë dhe pimë u bëmë tapë. Ka 4 e 5 vjet. Dhe ikën krejt në shpia", u shpreh ai.
Tutje tha: "Dhe u nisa për te shpia, por u ndala në strip klub. Edhe hy në Instagram, t’u pa këtu shoh Bia Khalifa që më ka bërë follow. Kur shoh direkt po më shkruan. Dhe erdhi në klub dhe vazhdova party”.
Në këtë bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila dha mendimin e saj për situatën.
“Mos e ngatërroni të dashur, me një natë. S’është i dashur kur je një natë”, tha Benita.
Limi tani ka fokus banoren tjetër të shtëpisë së famshme, Dolcen.