“Kub France” tek Marubi i Shkodrës, hapësirë kulturore dhe teknologjike

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” nisi vitin 2026 me një aktivitet të veçantë kulturor, duke inauguruar Kub France Shkodër, një hapësirë e re digjitale që shënon një kapitull të ri në bashkëpunimin kulturor mes Francës dhe Shqipërisë.

“Jo rastësisht kam përzgjedhur një imazh të Marubit, e cila është ndërtesa e të parës konsullate franceze”, u shpreh Luçjan Bedeni, drejtor, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Hapësira e re synon të sjellë forma bashkëkohore të përjetimit të artit dhe trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë.

“Kemi shumë fishuar buxhetin e Muzeut “Marubi” ku në fillim të vitin 2024 e gjetëm diku tek 14 milionë të vjetra dhe sot ky buxhet është 19 milionë lek”, tha Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Ky projekt synon të forcojë bashkëpunimin digjital mes Francës dhe Shqipërisë përmes përvojave të tilla kulturore në të cilin të pranishmit mund ta përjetojnë përmes pajisjeve të dedikuara për to. Ato shërbejnë si një urë lidhëse mes trashëgimisë franceze dhe shqiptare. Projekti ofron qasje në mbi 3200 vepra arti të digjitalizuar”, u shpreh Chaterine Suard, Ambasadore e Francës në Shqipëri.

Për herë të parë në një muze në Shqipëri, vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë përvoja 3D përmes realitetit virtual e cila ofron akses në mijëra vepra arti të digjitalizuar nga institucione prestigjioze ndërkombëtare, si edhe përmbajtje të kuruara nga arti dhe trashëgimia franceze.