Sot në Prishtinë promovohet libri “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke”
Promovimi i librit monografik “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke”, me autor Visar Krushën, do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 19:00.
Libri i kushtohet Shani Pallaskës, njërit prej figurave më emblematike të arteve skenike shqiptare, i cili që nga vitet e ‘40-ta e deri tek të ’90-tat formësoi botën e teatrit dhe të filmit, duke e lënë si trashëgimi për gjeneratat pasardhëse.
Ky aktivitet vjen si një homazh për jetën dhe kontributin e jashtëzakonshëm artistik të Pallaskës, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë kulturore shqiptare.