Kabineti i ri qeverisës në Vushtrri, Idrizi emëron 14 drejtorë

Sot u zhvillua mbledhja e parë e qeverisjes komunale në Vushtrri, ku kryetari Ferit Idrizi prezantoi përbërjen e re të kabinetit qeverisës, duke theksuar se ekipi do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për realizimin e projekteve dhe premtimeve për qytetarët.

“Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës tonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, ka shkruar Idrizi.

Kabineti i ri qeverisës përbëhet nga:

Shpëtim Zhegrova – nënkryetar i Komunës;

Bujar Shatrolli – shef i Kabinetit të Kryetarit;

Hyrie Uka-Hoxha – drejtoreshë e Administratës;

Naile Bekteshi – drejtoreshë e Arsimit;

Medina Bunjaku – drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport;

Drilon Jusufi – drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit;

Remzi Ahmeti – drejtor për Inspektime;

Lorik Maxhuni – drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;

Ilmi Azemi – drejtor i Prokurimit;

Isuf Jashari – drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar;

Benjamin Shala – drejtor për Shërbime Publike;

Maliq Ferizi – drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale;

Agron Përçuku – drejtor për Diasporë;

Isa Hajrizi – drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim;

Bedri Dobra – drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë;

Besim Shyti – drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kryetari Idrizi u shpreh se ekipi i ri do të punojë me përkushtim për të avancuar projektet e komunës dhe për t’i shërbyer komunitetit me efikasitet.

“Na priftë e mbara!”, përfundoi ai, duke uruar fillimin e mandateve të reja me sukses.