Pak orë para finales, plas sherri mes tifozëve të Galatasarayt dhe Fenerbahçes

Dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahçe do të takohen sot (e shtunë) me fillim nga ora 16:45 në kuadër të finales së Superkupës së Turqisë.

Kjo ndeshje ishte paraparë fillimisht të luhej me fillim nga ora 20:30, por deri tek ky ndryshim i orarit erdhi për shkak të erës së fortë në Stamboll dhe reshjeve të pritshme në mbrëmje.

Teksa kanë mbetur më pak se 2 orë deri në fillimin e këtij takimi, tashmë ka shpërthyer një përleshje e madhe mes tifozëve.

Dy tifozeritë u përballën me njëra-tjetrën afër stadiumit dhe u desh intervenimi i forcave të rendit për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.

Vlen të theksohet se kjo finale do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik ‘Ataturk’ dhe gjyqtar kryesor do të jetë Halil Umut Meler.

Hera e fundit kur këto dy skuadra janë përballur këtë sezon ka qenë në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Turqisë.

Ai takim kishte përfunduar pa fitues, me të dy skuadrat që luajtën baras 1-1 ku për Galatasaray kishte realizuar Leroy Sane ndërsa për Fenerbahçen, Leroy Sane.