Zbulohen fosile njerëzore që datojnë 773 mijë vjet më parë në Marok
Fosile njerëzore që datojnë afërsisht 773 mijë vjet më parë janë zbuluar në një shpellë në periferi të Kazablankës në Marok.
Ministria e Kulturës në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X tha se fosilet ofrojnë të dhëna të papara rreth një periudhe kritike në evolucionin e njeriut.
Ajo theksoi se mbetjet e paraardhësve njerëzorë të zbuluara në një shpellë në guroren Thomas I pranë Kazablankës përfshijnë disa kocka nofullash të rriturish dhe fëmijësh, mbetje dentare dhe fragmente post-kraniale.
Sipas ministrisë, analizat e hollësishme bënë të mundur datimin e mbetjeve rreth 773 mijë vjet më parë, duke forcuar pozicionin e Marokut dhe Afrikës së Veriut në kuptimin e rrënjëve të thella të historisë njerëzore