Ia kërkuan 40 mijë euro deri më 11 janar, prishtinasi raporton në Polici dy shtetas të Shqipërisë

Një qytetar ka raportuar në Polici se dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, më 04 janar 2026 kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor, deri më 11 janar 2026, t’u dorëzojë shumën prej 40 mijë eurosh para të gatshme.

Sipas ankuesit, paratë është dashur t’i dërgoheshin në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Rasti është raportuar më 08 janar 2026 dhe është iniciuar nga Policia.

Policia ka njoftuar se ekipet relevante policore janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e plotë të të dyshuarve, ndërsa rasti po trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë. /Zëri