Vdes një grua në Rahovec, Policia po heton rastin
Një grua ka humbur jetën të enjten në Rahovec, pasi ishte dërguar pa ndjenja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Sipas raportit policor, viktima femër kosovare kishte humbur ndjenjat dhe pas dërgimit në QKMF - Rahovec, nga ekipi mjekësor është konstatuar se ajo ishte pa shenja jete.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Zëri