Gjilanasit ia vjedhin veturën nga garazhi
Një person në Gjilan ka raportuar në Polici se gjatë natës persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tipit VW, me targa vendore, e cila ndodhej e parkuar në garazhin e tij.
Sipas raportit të Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave të vjedhjes.
Rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga organet e rendit. /Zëri