Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijshëm në Mitrovicë, shkak turbullirat nga vërshimet
Situata me vërshimet ka prekur shumë komuna, ndër to edhe Mitrovicën.
Mëngjesin e së enjtes kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht operimi i Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijshëm.
Deri te kjo ka ardhur pas turbullirave në burimet e ujit nga të reshurat e dendura, raporton Zeri.info.
“Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit”, thuhet në njoftim. /Zëri