Përleshje mes “dy grupeve rivale” në Podujevë, tre persona të plagosur
Një përleshje e armatosur mes “dy grupeve rivale” në Podujevë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti”, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, deri te kjo përleshje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ku kanë qenë të përfshirë pesë të dyshuar.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku si pasojë ka plagosur tre nga të dyshuarit dhe viktimën.
Policia bën të ditur se tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pas intervistimit nga prokurori, përderisa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Armëmbajtje pa leje & Lëndim i rëndë trupor
Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë, 04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Dyshohet se në këtë rast kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. /Zëri