Katër të lënduar në aksidentin ku u përfshi edhe një veturë e Policisë
Katër persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në mesnatën e së hënës në rrugën “Xhevë Lladrovi” në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Policisë.
Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xhevë Lladrovci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka treguar Pllana.
Pllana ka thënë se me këtë rast po merret Trafiku i Kryeqytetit. /Zëri