Aksident trafiku në Prishtinë - Vetura e Policisë përplaset me Radio Taksin, disa të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak orësh në Prishtinë, në afërsi të Konvikteve të Studentëve.
Në këtë aksident janë përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës dhe një veturë e Radio Taksit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar, raporton Zeri.info.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet emergjente, përfshirë autoambulancën, zjarrfikësit dhe Policinë.
Njësitë policore po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare. /Zëri