Ky është parashikimi i motit për ditën e parë të 2026-s
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se në ditën e parë të vitit 2026, në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 e -6 gradë celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 1 e 3 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 11 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: