Si erdhi deri te tragjedia e rëndë në Prizren, ku foshnja një vjeçare humbi jetën si pasojë e djegies së shtëpisë në Prizren?

Në një shtëpi paraditen e së martës ndodhi një tragjedi.

Ajo u përfshi nga flakët e tëra.

Brenda asaj shtëpie në Prizren ishin nëna bashkë me tre fëmijë.

Një nga ta, foshnje 1-vjeçare mbeti brenda ku edhe vdiq si pasojë e thithjes së tymit.

Policia konfirmoi rastin, duke thënë se dyshimet e para janë se shkaktar ishin pajisjet shtëpiake.

Tre fëmijët tjerë morën trajtim në Emergjencën e qytetit.

E një nga dëshmitarët e rastit tha se nuk arritën ta largojnë fëmijën që vdiq.

Gjatë ditës në vendngjarje u panë edhe ekipe të KEDS-it.

Tëvë1 ka pyetur edhe këtë kompani lidhur me rastin, por që nuk kanë kthyer përgjigje.