Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete sot në një vilë në rrugën e KFOR-it, në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 15:10.

“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohej se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre,” ka thënë Gashi.

Sipas burimeve të Zerit mosha e personave të vdekurve është rreth 20-25 vjeç.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar dhe autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Zëri