Libër monografik “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke”, promovimi në janar

Më 13 janar 2026, nga ora 19:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të mbahet promovimi i librit monografik “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke” nga autori Visar Krusha, kushtuar Shani Pallaskës, njërit prej figurave më emblematike të arteve skenike shqiptare, pionier i teatrit dhe filmit në Kosovë. 

Ky aktivitet vjen si një homazh për jetën dhe kontributin e jashtëzakonshëm artistik të Pallaskës, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë kulturore shqiptare.

Ngjarja realizohet nga Integra, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rockefeller Brothers Fund dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. /kultplus.