Raportohen të zhdukur dy persona në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se dy persona janë raportuar të zhdukur në qytetin e Fushë-Kosovës, shkruan Zeri.info.

Një vajzë e mitur është raportuar se ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e 26 dhjetorit dhe më nuk dihet për fatin e saj.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur mesditën e 27 dhjetorit, ku babai ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Person i zhdukur

· Rr. “Kadri Minushi”, Fushë-Kosovë, 26.12.2025 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

· Rr. “Bedri Pejani”, Fushë-Kosovë, 27.12.2025 – 12:00. Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime. /Zëri