Alarm i rrejshëm për bombë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”

Një lajmërim për një mjet të dyshuar bombë ka shkaktuar mobilizim të njësive të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.

Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontroll të plotë, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Me konsultim të prokurorit, rasti është regjistruar dhe vazhdon të hetohet si lajmërim i rrejshëm.