Arben Gashi kërkon reflektim në LDK: Rezultati nuk mund të injorohet

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka kërkuar reflektim për rezultatin jo të favorshëm të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi.

Rezultatet e deri tanishme të numëruara nga KQZ-ja tregojnë se, LVV-ja prin me rreth 50,24% të votave, PDK-ja me 20,20%, LDK-ja me 14,18%, kurse AAK-ja me 6,45%.

KQZ-ja deri më tani ka procesuar 67,46% të votave. /Zëri