Mbyllen qendrat e votimit

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës.

Si rëndom, në qendrat ku ka ende votues ato mbesin të hapura edhe pas orës 19:00, për t’iu mundësuar qytetarëve që të votojnë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 17:00 votuan mbi 38 për qind e afër 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Dalja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, ndërkaq në kryeqendër, Prishtinë, dalja deri në orën 17:00 ishte 45.59 për qind.

KQZ pritet të publikojë së shpejti në platformën e saj shifrat për daljen e përgjithshme në votime.