Afro 25 për qind, pjesëmarrja e qytetarëve në votim deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votim deri në orën 15:00.

Sipas KQZ-së, të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 498.047 qytetarë, në përqindje 24.91, raporton Zeri.info.

Ranillugu prin me pjesëmarrjen më të lartë, 43,78%, ndërsa Leposaviqi ka pjesëmarrjen më të ulët, 1,12%.

Kurse një gjë interesante deri më tani raportohet në Zubin Potok, ku deri tani asnjë qytetar nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar. /Zëri