Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen zgjedhore
Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Sreqko Spasiq, ka thyer rëndë heshtjen zgjedhore, duke udhëzuar me numra kush të votohet.
Ai në profilin i tij në Facebook para disa orësh ka publikuar numrat e disa kandidatëve për deputetë, ku ka bërë thirrje që ata të votohen.
Sipas Ligjit Zgjedhore të Kosovës, heshtja zgjedhore në Kosovë fillon me hapjen e qendrave të votimit.
Lista Serbe ka bërë votim të organizuar sot në veri të Mitrovicës, e cila po ashtu është e ndaluar me Ligjin Zgjedhor në Kosovë.
Qeveria e Serbisë e pat emëruar Sreqko Spasiqin si kryetar të Organit të Përkohshëm Komunal të Komunës së Vitisë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Kllokotit në zgjedhjet lokale, i cili u tërhoq nga gara zgjedhore në favor të Listës Serbe disa ditë para rundit të dytë të zgjedhjeve.