Voton Abdixhiku: Në këtë ditë vendimmarrja i kthehet sovranit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai tha se zgjedhjet janë dita më e rëndësishme për demokracinë e një vendi, raporton Zeri.info.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët për këtë ditë, ku vendimmarrja i kthehet sovranit dhe le të shpresojmë që procesi në vazhdimësi të shkojë mirë”, u shpreh i pari i LDK-së.

Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, sepse sipas tij me votën sot ata përcaktojnë të ardhmen e vendit për katër vjet.

“Uroj që qytetarët të zgjedhin për zhvillim, të ardhme euroatlantike dhe të largohen nga zymtia, bllokada që na ka përcjellë këto vite”, u shpreh kandidati i kësaj partie për kryeministër. /Zëri