Bebe Rexha tërheq vëmendje me fotosesionin e saj festiv në Instagram
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shpërndarë një seri fotografish festive në Instagram, duke shfaqur një stil elegant dhe provokues njëkohësisht.
Në imazhe, artistja duket e veshur me një kostum të bardhë të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, që transmeton elegancë, sensualitet dhe atmosferë dimërore. Në një nga postimet, Rexha ka shtuar edhe një koment humoristik: “Santa didn’t bring me anyone. Still single” (Ende beqare, Santa nuk më solli ndonjë këtë vit), i cili ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit e saj.
Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje brenda pak kohësh, duke dëshmuar ndikimin e madh të Bebe Rexhës në rrjetet sociale dhe aftësinë e saj për të kombinuar muzikën, stilin dhe personalitetin në mënyrë autentike. /kultplus