Hamza: Pres që gjithçka të shkojë mirë, qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre

Ka votuar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

“Bashkë me familjen e shfrytëzuam të drejtën për të votuar, ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë, vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë, ditë e mirë, qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk kam ndonjë informacion për ndonjë problem. Uroj të mos ketë”, tha Hamza.

Hamza tha se nuk është mirë të ketë telashe me rrymën.

“Nuk është mirë me ndodhë, mund të jetë shqetësuese, por nuk po du me paragjyku për rrymën”, tha Hamza.