Kur drejtshkrimi tradhton profesionalizmin mediatik
Në epokën e informacionit të shpejtë gazetat online janë bërë burim kryesor i lajmeve për shumicën e lexuesve. Megjithatë, nxitimi për të publikuar sa më parë sjell gabime drejtshkrimore, të cilat jo vetëm që dëmtojnë besueshmërinë e medias, por edhe krijojnë një model të gabuar gjuhe te publiku.
Ky shkrim analizon disa nga gabimet më të zakonshme që shfaqen në portale, të cilat prishin kuptimin e fjalisë dhe shpesh e kthejnë tekstin në diçka komike ose absurde.
Në vijim do të paraqiten shembuj se si një shkronjë e vetme e humbur ose e ngatërruar ndryshon tërësisht mesazhin në fjali:
- Produkte të tjera të ishit të derrit. (mishit)
- Një emër dyshohet se është sulmuar seksualisht. (një femër)
- Shefja e gripit parlamentar të LVV-së mban konferencë për media. (grupit)
- Në vend të ngjarjes janë shfaqur edhe ekipet e Forenzikës, të cilat kanë larguar grupin e pajetë të viktimës. (trupin)
- Babi i viktimës e ka raportuar tastin në polici. (rastin)
- Tupi i tij ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnatës. (trupi)
- Pyetjet për Hillin në këtë seancë i ka filluar tupi gjykues. (trupi)
- Të shtëna armësh në sheshin e Prishtinës, policia nis jetimet. (hetimet)
- Hykolli: Ky s’është trupi i punëtoreve të RTK-së, por i atyre që duhej të dëgjonin, por zgjodhën të heshtin. (turpi i punëtorëve)
- Ajo përmes një postimi në rrejtin e saj social në Facebook (rrjetin)
- Bordi Menaxhues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor nga shkurti udhëhiqet nga Kosova dhe kjo ofron mundësinë të ngritët zori për të gjitha shqetësimet ekzistuese. (të ngrihet zëri)
- ZRRE-ja parqet hapat që do të ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve. (paraqet)
- Aksident i rënë në Vranidoll. (rëndë)
- “E kam thënë më parë, Policia e Kosovës eksiton për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter. (ekziston)
- Në Shalën e Bajgorës janë turbinat e erës, të cilat prodhojnë energjinë e ripërtishme nga era. Energjia e pordhuar këtu shkarkohet në qytetin e Vushtrrisë dhe prodhimi i këtyre turbinave arrin të furnizojë me energji një hapësirë prej 17 km.
- Në kudër të këtyre parametrave apo në kudër të këtyre standardëve duhet të gjendur zgjidhja e lehtësimit të qasjes në mjete siç është kërkuar dhe kemi treguar vullnet për këtë. (kuadër)
- Buzhala tregon se a pati mosrespektim të aftave nga PZAP-i lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë. (afateve)
- Dardanët do të përballen me Rumaninë në “Fadil Vorri”. (Vokrri)
- Instituti Hidrometeorologjik i Kovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. (i Kosovës)
- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Seri, vendi i tij ka “dëshmuar se është një palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”. (Serbi)
- LDK-ja fajëson Qeverinë për rënien e Kosovës në indeksin e lirës së mediave. (Indeksin e Lirisë së Mediave)
- Kërkohet që kandidatët që nuk certifikohen të kenë të drejtë të ankohen deri në Kushtuese. (Kushtetuese)
- Mali u Zi afër anëtarësimit në BE. (Mali i Zi)
- “Megjithatë, ai ende bën punën e tij, duke na sjellë lajme nga një zonë lufte që shumica e gazetarëve nuk mund të kenë qasje”, shkroi Morgani për fatkeqësinë e kolegut nga Rrypi i Gazës. (Rripi i Gazës)
- Deputetja Blerta Deliu përmendi raportin e Dashit, në veçanti dhunën në familje. (DASH-it)
- Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t'ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar Nura. (mezi)
- Sipas padisë, kërkohet kompensim për demin, duke pasur parasysh reputacionin që ka ai. (dëmin)
- Janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur në rast. (dy shkopinj).
- Prizrenasi vetëplagos veten në kokë me një armë zjarri që e gjeti në mal. (ose vetëplagoset, ose plagos veten)
- Rrihen mes vete babë e birë në Prizren, më pas njëri prej tyre rrah edhe bashkëshorten. (bir)
- Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizikë joafarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara. (person fizik)
- Ekspertët: Mungesa e stabilitetit politikë është duke e dëmtuar ekonominë. (politik)
- Ekipet e shpëtimit janë duke u përpiqur që të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të zhbllokojnë rrugët. (përpjekur)
- Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreh orës 06:55, në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë të Jugut. (rreth)
- “Arsyeja pse nuk e kam deklaruar, sepse biznesi nuk ka pasur asnjë qarkullim, nuk më ka shkuar mendja”, ha ajo. (tha)
- Bllokada buxhetore dhe nevoja për ndryshime ligjore – fle drejtori i AKK-së. (flet)
- “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thyhet në njoftimin e Policisë. (thuhet)
- Me këto veprime të pandehurit në bashkëkruerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së. (bashkëkryerje)
- Ata me çarçafë janë ngritur dhe janë vendosur në kushte të tmerrshme nëpër çeli. (qeli).
- Kuvendi përveçse artikuloi çartë kërkesat e popullit për pavarësi (qartë).
- Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu presidentin Macron për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e veriut të Kosovës. (shkurajimit)
- Për sa i përket çdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer për shkak të gjithë hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. (zhdoganimit)
- KEK-u deklaron se nuk ka pasur ç’kyqje të rrymës në Pallatin e Drejtësisë. (shkyçje)
- Deputetja e PS-së: Shqyrtimi për ç’bërjen e raportit të Martyt mund të ndodhë në qershor. (zhbërjen)
Në përfundim, gabimet drejtshkrimore nuk janë thjesht probleme teknike, por tregues i nivelit profesional dhe etik të një portali. Kujdesi për gjuhën është pjesë thelbësore e përgjegjësisë mediatike dhe një faktor kyç për ndërtimin e besimit me lexuesin.