Një grua në Prishtinë prezantohet rrejshëm si prokurore, merr para nga një grua tjetër

Një rast i mashtrimit është raportuar se ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ankuesja femër ka raportuar se e dyshuara femër, duke u prezantuar si prokurore, ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’ia kryer një rast.

“Më 25.12.2025 e dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri