KQZ-ja publikon qendrat për votim me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë me kusht në cilëndo komunë të vendit.

Sipas KQZ-së, në secilën komunë do të funksionojë vetëm një Qendër e Votimit me Kusht.

Adresat e këtyre qendrave janë publikuar në një tabelë të veçantë nga KQZ-ja, ku qytetarët mund të informohen për vendin përkatës të votimit.

KQZ-ja ka bërë të ditur se për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes WhatsApp-it ose Viber-it në numrin +383 46 130 013.