Nesër i jepet lamtumira e fundit Jahja Mustafës, babait të Calit
Ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, do të mbahet nesër.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, përmes një njoftimi ngushëllues të publikuar në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, me fillim nga ora 12:00, në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Jahja Mustafa vdiq sot, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Para disa ditësh Cali i kishte kërkuar Speciales që ta vizitonte babanë e tij, por nuk ishte lejuar që ta vizitonte.
Me këtë rast, OVL UÇK-ja ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e një vizite humanitare.