Limaj: Kosova ka nevojë për bashkim dhe rikthim të normalitetit
NISMA Socialdemokrate ka mbajtur tubim zgjedhor në komunën e Vushtrrisë. Në këtë tubim, kryetari i saj dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj, u tha të pranishmëve se vendi ka më shumë se kurrë nevojë për rikthimin e normalitetit dhe bashkimit.
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ka mbajtur tubim elektoral me mbështetës të këtij subjekti politik nga Suhareka. Ai u tha të pranishmëve se Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe unitet.
Limaj shtoi se Kosova ka nevojë për bashkimin e krahut patriotik për t’ia rikthyer vendit dinamikën zhvillimore. Ai deklaroi se në listën e NISMA Socialdemokrate janë përzgjedhur njerëz që, sipas tij, mund ta thyejnë rrethimin e krijuar kohët e fundit.
Limaj ftoi çdo bashkëluftëtar dhe atdhetar që të votojë numrin 122, duke theksuar se vetëm kështu mund të bëhet ndryshimi.
Në fund, Limaj deklaroi se qeverisja në Kosovë mund të ndryshojë vetëm nëse qytetarët e Suharekës, por edhe të gjithë Kosovës, ia besojnë votën këtij subjekti politik më 28 dhjetor.