Arrestohet një 29-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se vodhi para në xhami

Gjatë së mërkurës, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, i dyshuari F.A., 29-vjeçar dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave.

Po ashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit i janë sekuestruar dy palë atlete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Zëri