Drita fiton derbin ndaj Prishtinës
Drita ka arritur të shënojë fitore komode në derbin ndaj Prishtinës, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 13-të në Superligë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan përfundoi me rezultat 2-0.
Golat u shënuan nga Ovouka dhe Pëllumbi.
Pas kësaj fitoreje, Drita renditet e katërta me 29 pikë, kurse Prishtina mbetet e dyta me 30 sosh.
Kësisoj, me këtë ndeshje Superliga e Kosovës në futboll përmbyll stinorin vjeshtor, me Ballkanin në krye të tabelës. /Zëri