Komuna e Prishtinës bëhet me këndin e fëmijëve në dy objektet
Komuna e Prishtinës ka krijuar këndin e fëmijëve në dy objektet e Institucionit.
“Është krijuar Këndi i Fëmijëve, një hapësirë e dedikuar për kujdestarët që i marrin fëmijët me vete gjatë kryerjes së shërbimeve për pajisje me dokumente, si në Komunën e Vjetër, ashtu edhe në Komunën e Re”, ka shkruar i pari i Prishtinës, Përparim Rama, në Facebook.
Sipas Ramës, kjo nismë adreson drejtpërdrejt nevojat e përditshme të familjeve, duke e bërë procesin administrativ më të lehtë për prindërit dhe më të përshtatshëm për fëmijët.