Kriza me energjinë, KOSST-i thërret konferencë për media

KOSST-i ka ftuar për sot një konferencë për media.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektroenergjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore, ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Pikat kryesore që do të adresohen:

- Rritja e konsumit, krahasuar me vitin e kaluar

- Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

- Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

- Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Ndryshe, shumë zona në Kosovë janë ankuar për reduktime, ndërsa edhe vetë KEDS-i dhe KOSST-i kanë paralajmëruar krizë për shkak të rritjes së konsumit. /Zëri