Hadergjonaj: Llapi është me LDK-në, i qëndron besnik vizionit të Ibrahim Rugovës
Llapi është me LDK-në, ka thënë kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, pas tubimit elektoral në Podujevë, të martën.
“Në Podujevë, në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së, u konfirmua ajo që Llapi e ka dëshmuar gjithmonë: besnikëria ndaj vizionit të atit themeltar të shtetit tonë, Ibrahim Rugovës, nuk lëkundet”, shkroi Hadergjonaj në Facebook. Sot, sipas 20-shit të LDK-së, “Llapi e di kah shkon”.
“Më 28 dhjetor, zgjedh shpresën, ndryshimin dhe udhëheqjen e re”, konsideron ai. Llapi, potencon ai, “voton LDK-në”. “Llapi voton Kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku”. “Zgjidh Shpresën. Voto ndryshimin”, përfundoi ai.