Alban Zogaj: QKUK-ja është e vjetruar, Kosova ka nevojë për spital të ri
Alban Zogaj ka deklaruar se infrastruktura aktuale shëndetësore në Kosovë nuk i plotëson nevojat e sotme. Ai ka theksuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ndërtuar në vitin 1964 dhe funksionon me një model të vjetruar.
Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e një spitali të ri të madh për Kosovën, si dhe ndërtimin e spitalit të veçantë të Prishtinës.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj