Alban Zogaj: Mësimi terreditor do të shtrihet në gjithë Kosovën

Alban Zogaj ka deklaruar se modeli i mësimit terreditor, i aplikuar në Prishtinë, do të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës. Ai ka thënë se kjo do të realizohet gjatë mandatit të parë qeverisës.

Po ashtu, Zogaj ka bërë të ditur se parashihet ndërtimi i 80 çerdheve të reja, me qëllim të përgatitjes më të mirë të fëmijëve dhe lehtësimit të qasjes së prindërve në tregun e punës.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj.