Gjendet gruaja nga Juniku që u raportua e zhdukur, arrestohet i dyshuari
Një grua nga Juniku, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, e njëjta është gjetur te shtëpia e një të dyshuari, i cili më pas është dërguar në mbajtje, shkruan Zeri.info.
Policia bën të ditur se gruaja është dërguar për strehim në një shtëpi të sigurt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Raport shtesë:
Person i zhdukur - gjetur
Junik / 22.12.2025 - 19:51. Lidhur me rastin, viktima femër kosovare është gjetur tek i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas intervistimit është dërguar për strehim në një shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri