“Adem Jashari në Fier”, statuja e heroit legjendar vendoset në oborrin e një shkolle
Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari.
Statuja e komandantit të UÇK-së është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor.
Inaugurimi i shtatores së heroit legjendar ishte nismë e komunitetit kosovar të kësaj zone.