Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët: Duan partnerë të parashikueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherësh kandidat për kryeministër Bedri Hamza, foli për shumë tema me rëndësi, të cilat i preokupojnë qytetarët dhe ofroi zgjidhjet për to.

Ndër të tjera, ai foli edhe rreth vizitës së tij që e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mesazhin që atij ia dhanë amerikanët.

Kreu i PDK-së tha se ata duan një partner të parashikueshëm, të cilët nuk e kanë pasur deri më tani.

“Si rezultat i kësaj ka ndodhur edhe ndërprerja e dialogut strategjik, si rezultat i këtyre veprimeve. I mungesës së besueshmërisë dhe parashikueshmërisë dhe duan që përveç si vend mik, me të pas dhe partner”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.