Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë - Pejë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se këtë javë do të përfundojë një segment i rëndësishëm i rrugës Prishtinë - Pejë.

Përmes një videomesazhi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Durmishi ka ndarë pamje nga puna dhe ka shkruar:

“Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Pejë po ecën për mrekulli, këtë javë përfundon një segment i rëndësishëm. Projektet që i kanë nisur të tjerët na kanë ngecur pak, ndërsa projektet që i nisim ne përfundojnë brenda afatit dhe realizohen në mënyrën më të mirë”, ka thënë Durmishi. /Zëri