Zyrtare: Golden Eagle Ylli ndërpret bashkëpunimin me Larry Thomas

Golden Eagle Ylli ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me basketbollistin Larry Thomas.

Me marrëveshje të dyanshme, palët kanë vendosur të shkëpusin bashkëpunimin, duke mbyllur kështu aventurën e tij me skuadrën suharekase.

Klubi e ka falënderuar Larry Thomasin për kontributin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e KB Golden Eagle Yllit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.