Raportohet e zhdukur Pemlushe Sadrijaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, duke u bazuar në Ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin, ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur.

Personi i zhdukur është Pemlushe Ymer Sadrijaj, e lindur më 01.05.1970, në Rahovec.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë si dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com.